USHT e shënoi Ditën Botërore të Zemrës

 Studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të  Tetovës e shënuan Ditën Botërore të Zemrës. Nën moton ,,Për një zemër të shëndoshë”, njofton Portalb.

Grupi shkencor i studentëve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë në bashkëpunim me Parlamentin Studentor të USHT-së në sheshin Iliria të Tetovës organizuan punktin ku bënë kontrolle falas për qytetarët.  Kryetari i Parlamentit Studentor të Fakultetit të Shkencave të  Mjekësisë të USHT-së, Blerim Rustemi tha se për dallim nga vitet tjera, ku veç punktit kemi organizuar edhe marsh në rrugët e qytetit, këtë vit vendosëm që  të  kryejmë sa më shumë  kontrolle falas për qytetarët.

DSC_3710“Këtë vit e kemi parë të arsyeshme që në sheshin Iliria në Tetovë të organizojmë punktin për të bërë  kontrolle falas për qytetarët. Fillimisht është  bërë marrja e anamnezës, matja e glukozës, matja e shtypjes së gjakut, si dhe disa kontrolle për ekzaminime orale dhe më pas, qytetarët kanë pasur konsultime me mjekët tanë të rinj, të cilët kanë diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të USHT-së”, tha Blerim Rustemi.

Aktivitetin e studentëve e përshëndeti edhe dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë,  Prof. dr. Nasir Bexheti, i cili tha se vetëm në këtë mënyrë qytetarët do të mund të informohen mbi sëmundjet kardiovaskulare dhe shëndetin në  përgjithësi. “Qëllimi i këtij organizimi është sensibilizimi i popullatës mbi sëmundjet kardiovaskulare, si dhe të shpërndahen broshura me material propagandues për rruajtjen e shëndetit”, tha dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së, Prof. dr. Nasir Bexheti.

Nga Grupi shkencor i studentëve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë dhe Parlamenti Studentor theksuan se gjatë kësaj jave, respektivisht ditën e enjte, në  amfiteatrin e Fakultetit të  Shkencave të Mjekësisë do të mbahet edhe një ligjëratë kushtuar sëmundjeve kardiovaskulare, me ligjërues mjekun nga Shtetet e Bashkuara të  Amerikës, Prof. dr. Endi Sanders.

Lajme të ngjashme

Back to top button