Dy fjalë për gruan time

Edhe një Shqip, Rudina Xhunga vjen me libër të ri

31 intervista dhe debate historike, që  sollën debatin ndryshe në Shqipëri. Personazhe ekskluzivë që nisin me Kadarenë në Izrael dhe përfundojnë me Michel Houellebecq në Paris. Një libër, që autorja ia dedikon publikut të një emisioni ku u angazhuan mendjet më përfaqësuese shqiptare dhe emrat me më tepër ndikim bashkëkohor, njofton Mapo.al.

Sapo ka dalë libri më i ri nga Rudina Xhunga. “Edhe një shqip” përmban më të mirën e emisionit të gazetares Xhunga, të realizuar ndër 13 vite. 31 intervista dhe debate historike, që  sollën debatin ndryshe në Shqipëri. Personazhe ekskluzivë, që nisin me Kadarenë, në Izrael dhe përfundojnë me Michel Houellebecq, në Paris. Një libër, që autorja ia dedikon publikut të një emisioni ku u angazhuan mendjet më përfaqësuese shqiptare dhe emrat me më tepër ndikim bashkëkohor. Një botim i “UET Press”, me vlerë për studentët e Komunikimit dhe të Gazetarisë, i cili vjen me një parathënie nga bashkëshorti i Xhungës, Dritan Hila. Ai sjell një Rudinë siç e ka njohur; personazh televiziv, drejtuese e emisioneve ku ka qenë i ftuar dhe tani, si gruan e jetës dhe nënën e vajzës së  tyre, Alanës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button