RDK: Shpifjet e portalit “Shqipmedia” pjellë e kuzhinave të njohura Gebelsiane

Tranzicioni i tejzgjatur politik dhe ekonomik ka devalvuar të gjitha vlerat dhe standardet shoqërore, njerëzore dhe mediatike. Në një kohë kur institucionet dhe përfaqësuesit e tyre janë bërë bartës të dukurive kriminale në vend se ti luftojn këto dukuri është e tepërt të polemizohet me shpifjet dhe gënjeshtrat e një portali margjinal pagëzuar si “Shqipmedia.com”. 

Në funksion të se vërtetës dhe informimit objektiv të opinionit publik jemi të detyruar të hedhim poshtë këtë gënjeshtër gebelsiane të këtij portal margjinal. Në titullin bombastik të tyre citoj “ Rufi Osmani vazhdon të merr urdhra nga LSDM” ky portal thirret në burime anonime.

Të akuzosh kryetarin e RDK, si lider që tashmë ka përkrahje të verifikuar nga mbi 30 mijë shqiptarë në tre cikle zgjedhore dhe të mos citosh burimin e informacionit është faj dhe gabim që ndëshkohet juridikisht dhe që radhit këtë portal në kuadër të portaleve të shtypit të verdhë.

Rufi Osmani është i vetmi politikan shqiptarë i tranzicionit politikë që tre mandatet që ia besoi populli shqiptarë si deputet dhe dy herë si kryetar komune në Gostivar i përdori ekskluzivisht në dobi të kombit shqiptarë duke sakrifikuar personalisht dhe materialisht në të gjitha drejtimet.

Rufi Osmani është i vetmi politikan shqiptarë që në kohën e pluralizmit politik u dënua për aktivitet kombëtar në funksion të zyrtarizmit të flamurit shqiptarë me 13,8 vjet dhe efektivisht vuajti afërsisht dy vjet burg në demokraci ?!?.
Rufi Osmani kur nuk ka marrë urdhra nga asnjë subjekt politikë maqedonas , ashtu siç vazhdojnë të marrin subjektet tjera politike shqiptare pavarësisht se a janë në pozitë ose në opozitë.

Rufi Osmani dhe RDK i fituan zgjedhjet lokale 2013 në Gostivar në rrethin e parë me 1.900 vota më shumë se të gjithë kundërshtarët e tyre dhe nuk morën asnjë votë nga LSDM as në rrethin e parë dhe as në rrethin e dytë. Në rrethin e dytë zgjedhor RDK fitoi 18.250 vota të pastra shqiptare ndërsa vetëm numerikisht humbi nga koalicioni i gjerë antishqiptarë me formacionin e plotë (BDI, PDSH, VMRO, LSDSM, romët, turqit, torbeshët, kriminelët dhe krejt institucionet e shtetit).

Kjo është e vërteta e vetme në lidhje me Rufi Osmanin liderin e vetëm shqiptarë që kur nuk ju nënshtrua përfaqësuesve të krimit politikë institucional pavarsisht nga ngjyrat formale etnike dhe ideologjike. Për këtë shpifje të rëndë tashmë Rufi Osmani do të ngrejë aktpadi penale ndaj këtij portali, thuhet në reagimin e RDK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button