Ziadin Sela: Për të qenë anëtar i PDSH-së së Menduh Thaçit duhet të jesh zagar tipik!

Ziadin Sela në një intervistë për portalin Tesheshi.com ku ka folur rreth zhvillimeve të fundit, Menduh Thaçin, duke shtuar se në zgjedhjet e ardhshme ai do të fitojë edhe Thaçin edhe Ali Ahmetin.

Tesheshi: Ju u tërhoqët nga PDSH-ja e Menduh Thaçit për të ndërtuar një Lëvizje për Reforma në PDSH, ndërsa tani funksiononi si një parti e re. Si dhe pse erdhët deri këtu, dhe ku synoni të shkoni?

Ziadin Sela: Njerëzit që partinë, politikën e me këtë interesin publik, e shndërrojnë në pronë të tyren private nuk meritojnë vëmendjen e askujt. Përveç përbuzjes nuk besoj që meritojnë gjë tjetër. Megjithatë, për interes tuajin dhe të opinionit po ju them se unë kurrë s`kam qenë pjesë e PDSH-së së Menduh Thaçit, në ndërkohë që çdoherë kam qenë dhe jam pjesë e PDSH-së. Mund t’ju duket e çuditshme por kjo është e vërtetë. Ishte përpjekja e Menduh Thacit për të më bërë anëtar të PDSH-së së Menduh Thaçit, ajo që krijoi çarjen në PDSH.

Çdo me thënë kjo?! T‘jesh anëtarë i PDSH-së së Thaçit duhet të jesh irracional dhe i dëgjueshëm, besnik dhe me nuhatje të mirë, zagar tipik që të nuhasësh disponimin e “kryetarit”, të ndjesh kur ai të humb në lagjen e tij edhe ti ta bësh po të njëjtën gjë te lagjja jote dhe e kundërta. Të dëgjosh p.sh në çdo mbledhje nga goja e vet Menduh Thacit qe po u largua ai nga partia do e çrregjistroj atë. Të dëgjosh edhe këtë tjetrën, nga vet ai, që nëqoftëse ai largohet nga kreu i partisë merr fund çështja kombëtare e shqiptarëve në Maqedoni, dhe ajo që nuk thuhet por që nënkuptohet në këto raste është se unë jam “mesia shqiptar” e ju të tjerët prezent dhe të tjerët që nuk jeni (të gjithë shqiptarët), jeni pleh i kombit.

Të shohësh se gjithçka është në shërbim të pronarit të partisë dhe pasurisë së tij personale dhe të bësh luanin gjoja në mbrojtje të kombit. Të kesh intelekt dhe të bësh naivin, të servilosesh me një fjalë. Unë nuk jam i tillë, anëtarësia e gjërë e PDSH-së dhe PDSH-ja pa prapashtesa, aspak s’ka të bëjë me këtë mbeturinë të oligarkisë që për fat të keq është ende funksionale në Maqedoni.

Dhe po, ne s’kemi asgjë të përbashkët me partinë e Menduh Thaçit dhe ne zgjedhjet parlamentare të rradhës, atë bashkë me Ali Ahmetin do i mundim.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. dmth ky gjate kohe ka qene zagar tipik, dhe pastaj paska vendos te jete zagar atipik apo ekzotik?

  2. Zoteri Sela ju keni qene anetare i PDSH-se deri para nje viti. Gjithmone sipas teorise suaj del qe deri para nje viti edhe ju keni qene “zagar tipik”.

Back to top button