Aksioni për dhurimin e organeve dhe zhvillimin e transplantimit

Krijimi i mendimit pozitiv për vlerën e dhurimit të organeve dhe zhvillimit të transplantimit në vend, është qëllimi i aksionit me moton “Kur jeta të përfundojë dhuro jetë”, fillimin e të cilit sot në konferencën për shtyp e paralajmëruan Oda e mjekëve të Maqedonisë dhe organizata joqeveritare Maktransplant.

Në periudhën e ardhshme, ashtu siç ishte potencuar në konferencën për shtyp, mjekët specialistë nga Klinika e nefrologjisë do të mbajnë gjashtë ligjërata të mjekëve amë të cilët do t’i informojë për ligjin e ri për transplantim të organeve dhe indeve, si dhe për atë se si mund të ndihmojnë ato në edukimin e popullatës për këtë temë. 

Kryetari i Odës së mjekëve Koço Çakallarovski tha se Maqedonia do t’i shfrytëzojë mënyrat më bashkëkohore për dëshmimin e vdekjes së trurit përkatësisht ndërprerjen e qarkullimit në lëvore. 

Sipas ligjit për transplantimin e organeve dhe indeve, përveç dhuruesit të gjallë, i cili mund të dhurojë veshkë, palcë të eshtrave, pjesë nga mëlçia, si dhurues të organeve mund të lajmërohet edhe personi i cili gjendet në gjendje të vdekjes së trurit (transplantim kadaverik). 

Ligji parashikon që të gjithë shtetasit e Republikës së Maqedonisë të hyjnë në kategorinë e dytë, ndërsa fjalën e fundit për atë nëse do të dhurohen organet ta ketë familja.

Lajme të ngjashme

Back to top button