Rriten masat e sigurisë për Shqipëri – Serbi

Nuk ka mbetur edhe shumë ditë deri tek zhvillimi i ndeshjes së madhe mes Përfaqësueses së Shqipërisë dhe Serbisë. Padyshim që kjo përballje do të zgjojë një interesim të madh nga tifozët dhe dashamirët e futbollit, andaj që masat e sigurisë në këtë përballje do të jenë në nivel të lartë.

Përfaqësuesit e UEFA-s, kanë paralajmëruar ata të Federatës shqiptare që duhet ndërmarrin masa të rrepa të sigurisë , që në këtë takim të mos ndodh asnjë aksident më i vogël.

Kenny Scott, shefi i sigurisë së UEFA-s, gjatë vizitës së tij të para pak ditëve në Tiranë u ka bërë të ditur drejtuesve të Policisë së Shtetit shqiptar që të nxjerrin menjëherë jashtë stadiumit çdo tifoz që mund të japë shenja të ndonjë një problemi të mundshëm, pa u dhënë asnjë shpjegim këtyre të fundit.

Në anën tjetër policia e shtetit të Shqipërisë ka konfirmuar se do të jenë 5 snajperë nga një për çdo pallat afër stadiumit dhe një helikopter që do të monitorojë ndeshjen nga ajri. Ndërkohë një polic do të qëndrojë në çdo ballkon të pallateve rreth stadiumit në mënyrë që edhe ata persona që kanë shtëpitë e tyre pranë “Elbasan Arena”-s të kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen.

Ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë do të zhvillohet më 8 tetor, në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button