Kryeministri Rajoy nuk e negocion unitetin e Spanjës

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka thënë se është i gatshëm të bisedojë me qeverinë e re rajonale të Katalonisë.

Partitë separatiste katalonase kanë fituar zgjedhjet rajonale të së dielës dhe kanë thënë se fitorja u jep atyre mandatin për të punuar për pavarësinë nga Spanja.

Rajoy, megjithatë, ka theksuar se nuk ka diskutime për unitetin e Spanjës.

“Jam i gatshëm të dëgjoj dhe të flas, por jo të likuidojmë ligjin. Nuk do të bisedoj as për unitetin, as për sovranitetin e Spanjës”, ka thënë Rajoy.

Aleanca kryesore separatiste e Katalonisë dhe një parti e vogël pro pavarësisë kanë fituar 72 nga 135 ulëset e parlamentit rajonal.

Katalonia ka 7.5 milionë banorë dhe përbën rreth një të pestën e prodhimit kombëtar të Spanjës, transmeton Rel

Lajme të ngjashme

Back to top button