Efekti domino, pavarësia e Katalonjës mund të destabilizojë gjithë Evropën

­Kërkesa e Katalonjës për pavarësi mund të hapin të tjera skenare në Evropë që mund ta destabilizojnë edhe më shumë atë. Skocia dhe Vendet Baske nisin të ëndërrojnë ndërkohë dhe Evropa i trembet një efekti domino. Pas Katalonjës thuajse gjithë lëvizjet independiste do të kërkojnë autonominë nga Shteti në të cilin ndodhen dhe ndjehen më të shtrënguar se sa nga Bashkimi Evropian. Katalanasit gjetën një burim frymëzimi në referendumin skocez të shtatorit të 2014 dhe tani pas Katalonjës edhe skocezët po mendojnë të riprovojnë të kërkojnë pavarësinë. Një efekt domino, ose thuajse. Krizat ekonomike dhe humbja e besimit në politikë rrezikojnë të rimodelojnë shtetet sovrane. Në Bashkimin Evropian një gjë e tillë ka ndodhur vetëm një herë, në 1962 kur Algjeria theu lidhjen me Francën dhe Traktatin e Romës. Por tani korniza është komplet ndryshe. Skocezët dhe katalanasit duan të shkëputen në mënyrë demokratike nga shteti ku janë për të kërkuar pavarësinë. Nuk është një arratisje nga Brukseli. Është një arratisje nga Londra dhe Madridi.

Vështirësitë e Evropës në lëvizjet në tregjet ndërkombëtare dhe recesioni kanë lehtësuar çështjen e vendeve që kërkojnë pavarësi. Kufijtë e lëvizshëm Prej shekujsh në kontinentin e vjetër kufijtë janë të lëvizshëm. Rasti më i freskët është pavarësia e vendeve baltike, ndarja mes sllovakëve dhe çekëve dhe shpërbërja e ish Jugosllavisë. Por aty ku ambiciet lokale shndërrohen në nacionalizma, loja bëhet e rrezikshme. “Shoh liderë që shesin kthimin në të shkuarën që nuk ka ekzistuar kurrë në një të ardhme që nuk do të jetë”, shprehet Frans Timmermans, zv.president i Komisionit Evropian. Por nuk është ky rasti i skocezëve dhe katalanasve.

Ata janë kundër qeverive të tyre, por me një logjikë demokratike dhe pro evropiane. Skocezët Pas humbjes së referendumit një vit më parë lideri i nacionalistëve Nicola Sturgeon ka kërkuar sërish një referendum të dytë dhe i ka kërkuar opozitës ta mbështesë në këtë nismë. Por përgjigja për të nuk ka qenë pozitive. Dëshira për pavarësi por jo për të dalë nga BE është e lartë te skocezët. Shpejt ose vonë do të vijë dita e pavarësisë thotë Sturgeon. Është një problem spanjoll megjithëse ata shtrihen në toka franceze, përtej Pirenejve. Që prej 2011 terroristët e “ETA¬s” nuk godasin më. Partia nacionaliste baske e lindur në 1895 ka kërkuar në 2008 një referendum, por qeveria spanjolle nuk e lejoi. Shembulli i Katalunjës ringjall shpresat e tyre. Kryeministri rajonal Inigu Urkullu kërkoi dje një “vetëqeverisje”. Flamingët Në Belgjikë flamingët kanë nisur të mendojnë seriozisht për ndarjen nga Belgjika. Sipas sondazheve ata që kërkojnë ndarjen rrallë e kanë kaluar 20 %. Divorci është i mundur, por jo për momentin.

Slaskët Lëvizja slaske në Polonia evokon pavarësinë por duke qëndruar në BE. Rajoni industrial minerar i Slaskut që gjendet në lindje të Krakovës me shpirt gjerman është i fortë. Në votimet e 2010 slaskët morën 10 % të votave totale. Dyfishin e atyre që kishin marrë në zgjedhjet e mëparshme. Kjo rritje në votë mund të kërcënojë seriozisht shkëputjen nga Polonia. Të tjerë Të tjerë rajone që mund të kërkojnë ndarjen janë edhe Korsika apo Bavaria. Një në pesë qytetarë në Bavaria e mendon ndarjen nga Gjermania, por partia që i përfaqëson ngelet ende e dobët. Ndërkohë në Korsikë ka ende shpresë për t’i thënë “Adieu” Francës. Pas dështimit të referendumit të 2003 pavarësia është dukur një hipotezë e largët për ta. Por Katalonja ka ringjallur shpresën e fjetur, shkruan La Stampa, transmeton Balkanweb.

Lajme të ngjashme

Back to top button