Shkupjani ia falë shtëpinë Ziadin Selës për zyrë të partisë

Lideri i Lëvizjes për Reforma – PDSH, Ziadin Sela thotë se, krijimi i një partie të re është shumë i vështirë. Kjo për faktin se nevojiten financa për ta zhvilluar aktivitetin politik për realizimin e platformës që synon.

Madje, ai rrëfen se si subjekt politik e kanë pasur të vështirë të marrin një zyrë në Shkup, për arsye se qiraja vjetore kushtonte rreth 5 mijë euro.

“Të krijosh parti politike është e vështirë.  Unë u mundova ta marr një zyrë në Shkup, qiraja vjetore e të cilës kushtonte 5 mijë euro. U tërhoqëm për shkak se nuk e paguanim dot.  Fatmirësisht doli një qytetar nga Shkupi dhe na e bëri dhuratë shtëpinë e tij, pa asnjë detyrim. Kjo për mua ka shumë vlerë”, deklaroi Sela, transmeton Tetovasot.

Ai sërish i ka bërë thirrje partive politike që të bashkohen në një front opozitar për ta luftuar të keqen në Maqedoni.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button