Jovetiç në dyshim edhe ndaj Juventusit

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka humbur përballjen e djeshme kundër Fiorentinës me rezultat të thellë 4:1. Tekniku italian nuk ka pasur në sulm shërbimet e sulmuesit Jovetiç, i cili është dëmtuar pak minuta para ndeshjes, ndaj dhe ka aktivizuar Palasion, i cili ka zhgënjyer totalisht.

Lajmi i keq për Mancinin është se Jovetiç rrezikon të mungojë më gjatë se që është menduar, duke humbur dhe përballjen e rëndësishme të 18 tetorit kundër Juventusit.

Stafi mjekësor deklaron se po bën të pamundurën për ta rikuperuar në kohë, por gjithçka do të varet nga malazezi, i cili kohët e fundit është kthyer në një lojtarë shumë të rëndësishëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button