Jerusalem, ushtria izraelite tërhiqet nga Al-Aksa

Pjesëtarët e forcave izraelite të sigurisë, të cilët mëngjesin e sotëm rrethuan oborrin e xhamisë Al -Aksa në Jerusalem janë tërhequr nga hapësira e kompleksit të këtij tempulli fetar, por ndalesa për hyrje të personave të moshës nën 50 vjeçare akoma vazhdon, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i kompleksit Al-Aksa, Omer Kiswani, në bisedë me gazetarin e  AA tha se xhamia ka qenë e rrethuar për katër orë, ku më pas pjesëtarët e forcave izraelite janë tërhequr.

“Gjatë sulmit është lënduar një i ri gjashtëmbëdhjetë vjeçar. Sot rreth 28 hebrenjë hynë në oborrin e Al Aksa-s, të mbrojtur nga forcat e sigurisë” tha Kiswani.

Pavarësisht kësaj, vazhdon situata e acaruar mes forcave të sigurisë dhe të rinjve muslimanë,  të cilëve u është ndaluar hyrja në xhami. Nga policia thonë se rreth tempullit dhe oborrit të tij janë shpërndarë forca shtesë.

Policia izraelite mëngjesin e sotëm sulmoi palestinezët të cilët refuzuan urdhrin që të braktisin oborrin e Al- Aksa-s, ku kishte përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe bomba shokuese.

Një i punësuar në xhaminë Al-Aksa i cili për arsye sigurie nuk tregoi identitetin, tha se pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë nxjerrë jashtë xhamisë besimtarët për të futur brenda saj turistët.

Lajme të ngjashme

Back to top button