Fiorentina e ulë në tokë Interin

Fiorentina e ka mposhtur Interin me rezultat të thellë 4:1 për të dal në krye të Serie A pas 17 viteve, duke grumbulluar 15 pikë pas javës së gjashtë. Hera e fundit kur Fiorentina ka qenë në krye të tabelës, ishte në kohën e sulmuesit argjentinas, Gabriel Batistuta në fund të viteve 90’ta.

Batistuta ishte pjesë e Fiorentinës në nga viti 1991 deri në vitin 2000 ku për nëntë vite në skuadrën vjollcë, kishte shënuar 207 gola në të gjitha garat.

Golat për ‘violan’, në këtë ndeshje i shënuan Kalinic (hat trick) dhe Ilicic nga penaltia. Golin e vetëm për Interin e realizoi Icardi.

Lajme të ngjashme

Back to top button