Shkup: Vozitja më shumë se 50km/h, dënim dhe marrje të lejes

Ministri i brendshëm në Maqedoni, Mitko Çavkov dhe kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, kanë mbajur një konferencë të përbashkët për shtyp në lidhje me qarkullimin rrugor. Sipas MPB në Shkup gjatë tetë muajt e fundit janë shtuar aksidentet rrugore dhe viktimat nga ky sektor duke kërkuar masa më të ashpra të atyre që thyejnë rregullat ekomunikacionit.

“Nga 96.000 kontrolle që janë kryer gjatë këtij viti, 1548 udhëtarë kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 1785 tjerë kanë qenë pa leje të vozitjes,” tha mes tjerash ministri Çavkov, duke shtuar se këta masa nuk kanë ulur ndjeshëm aksidentet, pasi gjatë po këtij viti 27 rezultojnë të vdekur dhe 144 të plagosur. Arsyeja kryesore e aksidenteve vjen nga shpejtësia e madhe. MPB bëri të ditur edhe masat e reja, të cilat mos zbatimi i tyre do sjellte edhe dënime të ashpra.

m“Shpejtësia e maqinave në rrugët e qytetit të Shkupit zvoglohet nga 60km/h në 50km/h dhe mos zbatimi i saj, do ketë gjobë prej 400 euro, 65 poena negative dhe marrja të lejes së qarkullimit 6-12 muaj,” tha Çavkov. Gjithashtu pjesë e masave do jetë edhe burgosje më së shumti deri në 12 orë si pasojë e mos zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lajme të ngjashme

Back to top button