Nesër fillon edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Tetovës

Hapjen solemne do ta bëjë Teatri i Korçës me shfaqjen “Doktor Shuster” me regji të Qëndrim Rijanit ndërkaq Teatri i Tetovës do të përmbyllë Festivalin me komedinë “Kuzhinat” me regji të Ilir Bokshit.

Në Tetovë do të mbahet edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Tetovës 2015 organizuar nga Institucioni Nacional Teatri i Tetovës dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë.

Publiku artdashës do të ketë mundësi që në gjashtë ditët e parapara gjegjësisht prej 28 Shtator gjer më 3 Tetor të ndjek gjashtë shfaqje të përzgjedhura nga selektori i festivalit z. Bajrush Mjaku e të cilat me cilësinë e vet kanë dëshmuar suksesin e vet në skenën e teatrove të Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë, transmeton KultPlus.

Hapjen solemne do ta bëjë Teatri i Korçës me shfaqjen “Doktor Shuster” me regji të Qëndrim Rijanit ndërkaq Teatri i Tetovës do të përmbyll Festivalin me komedinë “Kuzhinat” me regji të Ilir Bokshit.

Të gjitha shfaqjet me përjashtim të shfaqjes përmbyllëse do të jenë kamertale andaj edhe numri i publikut do të jetë i kufizuar.

Programi i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Tetovës 2015 përmban këto shfaqje:
28.09.2015
DOKTOR SHUSTER Teatri “A.Z Çajupi” – Korçë/Shqipëri
29.09.2015
BABAI Teatri i Dramës dhe Kukullave –Vracë/Bullgari
30.09.2015
BURE BARUT – Teatri “Vojdan Çernodrinski” – Prilep/Maqedoni
01.10.2015
LUFTA NË KOHËN E DASHURISË Qendra Multimedia – Prishtinë/Kosovë
02.10.2015
NËN TAVOLINË Teatri Shqiptar – Shkup/Maqedoni
03.10.2015
KUZHINAT Teatri i Tetovës – Tetovë/Maqedoni 

Lajme të ngjashme

Back to top button