Përgjimet, Luksemburgu heton “Skype”

Në historinë e saj 10-vjeçare, Skype është bërë sinonim me video-bisedat. Tani kompania që dikur kishte një reputacion për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve të saj, po hetohet për lidhjet e saj me Agjencinë Kombëtare të Sigurisë të SHBA-së (NSA).

Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave të Luksemburgut është duke hetuar Skype, sipas një raporti të botuar të premten nga gazeta “The Guardian”. Kompania në pronësi të Microsoft, e cila e ka selinë në Luksemburg, mund të përballen me sanksione penale dhe administrative, duke përfshirë gjoba, nëse hetimi gjen përfshirjen e fshehtë të Skype me programin e NSA-së, PRISM.

“The Guardian” thekson se hetimi është një përgjigje e zbulimeve nga dokumentet e rrjedhur nga Edëard Snowden, i cili zbuloi se Skype dhe kompani të tjera i kanë dhënë qasje NSA-së në komunikimet online të përdoruesve.

Gazeta ka marrë gjithashtu një letër që zëvendës presidenti i Skype, Mark Gillett shkroi në shtator 2012, e cila nënkupton se kompania mund të ndihmojë agjencitë e zbatimit të ligjit për të marrë video-bisedat e grupeve dhe mesazhet e çastit, të cilat kryhen nëpërmjet serverëve qendrorë të kompanisë.

Komisioni Kombëtar për Mbrojtjes e të Dhënave në Luksemburgut mund të zbatojë sanksione kundër Skype, por kompania mund të ketë një marrëveshje me NSA-në, që ligjërisht justifikon veprimet e saj, sipas “The Guardian”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button