Ja si shënohet Dita botërore e zemrës në Shkup

Në një organizim të Institutit të Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë sot në parkun e qytetit në Shkup u shënua Dita Botërore e Zemrës – 29 shtatori. Me moton “Zgjidhje për zemër të shëndetshme, për të gjithë dhe gjithkund” u përcoll mesazhi që të mësohen qytetarët se duhet të bëjnë zgjidhje të duhura për një zemër të shëndetshme.

Elena Çosevska nga Instituti i Shëndetit Publik tha se Federata kardiologjike botërore 29 shtatorin çdo vit e shënon si ditë kundër sëmundjeve të zemrës ose ditë për preventivë të sëmundjeve të zemrës. Ajo në një prononcim për Anadolu Agency tha se në Maqedoni çdo vit nga sëmundjet e zemrës vdesin rreth 11.000 persona.

“Në Republikën e Maqedonisë çdo vit vdesin rreth 11.000 njerëz nga sëmundjet e zemrës, apo enët e gjakut edhe atë më shumë fremra se sa meshuj. Statistikat flasin se në botë secilin vit 17 milionë njerëz vdesin nga këto sëmundje, ku dominon infarkti i zemrës. Ideja është që të mësohen qytetarët në tërë botën se duhet të bëjnë zgjidhje të drejta për shëndetin dhe zemrën e shëndetshme”, deklaroi për AA, prof.dr. Elena Çoseva nga ISHP.

Sipas saj, qytetarët duhet të bëjnë zgjidhje të drejta në vendet ku jetojnë, punojnë dhe ku i kalojnë orët e lira.

“Rekomandimet janë që njerzit të mos pinë duhan, në vend që të shkojnë në punë me makinë apo mjet tjetër transportues siç janë autobusët të shfrytëzojnë biçikletë ose të shkojnë në këmbë. Më tej në vend se çdo ditë të konsumojnë ushqime të yndyrshme e pasur të shfrytëzojnë më shumë fruta dhe perime gjatë ushqimit. Megjithatë, rekomandimet janë se nuk duhet që vetëm njerëzit të bëjnë zgjidhje por edhe mjedisi në të cilin jetojnë të ndihmojë në atë sepse u rekomandohet për shembull punëdhënësve të krijojnë mjedis në të cilin nuk do të pihet duhan, kështu që ata që nuk pinë duhan do të inkurajohen që t’iu tregojnë atyre që e pinë duhanin se kanë të drejtë të punojnë në mjedis pa pirjen e duhanit. Ideja është që të ngritet vetëdija tek qytetarët për shëndetin dhe të zvogëlohen vdekshmëritë nga sëmundjet kardio-vaskulare”, theksoi Çoseva.

Ajo më tej potencoi se në Maqedoni janë bërë më shumë hulumtime viteve të fundit të cilat tregojnë se po ndryshon stili i jetesës tek njerëzit. Sipas saj, kemi ndryshime edhe tek të rinjtë por edhe tek të rriturit të cilët gjithnjë e më shumë kanë filluar të praktikojnë aktivitet fizik.

Në parkun e qytetit në vendin ku po shënohej Dita botërore e zemrës kishin dalë edhe një numër i madh i qytetarëve, por edhe shumë persona të cilët kanë probleme me zemën dhe të cilët janë nën përkujdesin mjekësor.

“Kjo ditë është e mirë pë rata që janë të sëmurë nga zemra por edhe në përgjithësi për shëndetin. Unë 20 vite jam me këtë problematikë, kështu që kam përvojë. Kam bërë dy operime në zemër dhe tani mirë ndjehem, sepse vazhdimisht përdor ilaçe. Po bëj përpjekje të mbaj nivelin të mos shtoj në peshë. Vazhdimisht ec në këmbë”, thotë për AA, Mome Veselinovski nga Shkupi.

“Duhet patjetër ta kontrollojmë sepse ne jemi në moshë. Merrem me sport, vrapoj aq sa mundem. Ndjehem mirë sepse i ndjek këto aktivitete dhe se patjetër ta ruajmë shëndetin. Ja sot vrapova përreth lumit Vardar, prandaj tensionin e kam më të lartë”, tha për AA, Iljaz Iljaz nga Shkupi.

Përndryshe, Instituti i Shëndetit Publik me mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe organizatës joqeveritare “Ardhmëria e shëndoshë” për parandalim sëmundjeve kardio-vaskulare, por në një bashkëpunim multi-sektoral me institucionet tjera nga sfera e shëndetësisë në sektorin publik dhe privat e shënon Ditën botërore të zemrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button