Hamilton “samurai” i Çmimit të Madh të Japonisë

Lewis Hamilton është fitues i garës në Formula 1 për Çmimin e Madh të Japonisë e 14-ta në kalendarin e sivjetëm në Formula 1.

Hamilton bindshëm ka arritur deri të fitorja e tij e tetë e këtij stinor dhe 41-ta në karrierë, duke kremtuar para kolegut të tij të skuadrës Nico Rosberg, ndërsa, i treti ishte Sebastian Vettel i Ferrarit.

Britaniku qysh në fillim të garës në mënyrë ka shpërthyer para Rosbergut dhe nuk e lëshoi deri në fund të garës, derisa prapa tij zhvillohej lufta për vend të dytë. Pas dy javëve do të zhvillohet gara për Çmimin e Madh të Rusisë në Soçi.

Lewis Hamilton prinë në renditjen e përgjithshme me 277 pikë, para Rosbergut në vendin e dytë me 229 dhe Vettel me 218 në pozitën e tretë.

Çmimi i Madh i Japonisë

1. Lewis Hamilton (Mercedes) 1:28:06.508

2. Nico Rosberg (Mercedes) +18.964

3. Sebastian Vettel (Ferrari) +20.850

4. Kimi Raikkonen (Ferrari) +33.768

5. Valtteri Bottas (Williams) +36.746

Renditja e përgjithshme

1. Lewis Hamilton (GBR) Mercedes 277
2. Nico Rosberg (GER) Mercedes 229
3. Sebastian Vettel (GER) Ferrari 218
4. Kimi Räikkönen (FIN) Ferrari 119
5. Valtteri Bottas (FIN) Williams 111

 

Lajme të ngjashme

Back to top button