Nikolla Gruevski i ndan medalje Xhorxh Bushit

Kryeministri Nikolla Gruevski mbrëmë në mbrëmjen gala të organizatës “Maqedonia 2025” i ka dhënë Medaljen e Republikës së Maqedonisë, kryetarit të 43-të të SHBA-ve, për kontributin e dhënë t ëish kryetarit amerikan, siç tha ai, në ndërtimin e marrëdhënieve mes Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-ve.

“Kryetar Bush, më lejoni që në emër të Qeverisë së Maqedonisë, në emrin tim personal dhe në emër të gjithë qytetarëve të Maqedonisë të Ju përshëndes dhe të Ju falënderoj për kontributin e dhënë për stabilizimin e shtetit tonë. Mbështetjen që e keni dhënë për Maqedoninë e njohin dhe e vlerësojnë gjeneratat e sotshme në Maqedoni dhe e njëjta i forcon themelet në bazë të së cilës ndërtohen marrëdhëniet tona. Në kohën kur ishit kryetar, Republika e Maqedonisë dhe SHBA kanë nënshkruar kanë nënshkruar Deklaratën për partneritet strategjik. Dua që të dini se njohja e emrit kushtetues nga SHBA dhe përkrahjen personale që e dhatë gjatë Samitit të Bukureshtit në vitin 2008-të do të mbeten në memorien kolektive të Maqedonisë”, theksoi Gruevski, derisa po ia dhuronte medaljen Xhorxh Bushit.

Ai tha se SHBA paraqet partner strategjik të rëndësishëm për realizimin e prioriteteve nga politika e jashtme dhe se marrëdhëniet Maqedono-SHBA karakterizohen me dialog të hapur në kontinuitet, bazuar në besim dhe miqësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button