Tetovë, u mbajt koncert humanitar me rastin e Kurban Bajramit

Në Pallatin e Kulturës në Tetovë sonte u mbajt  koncerti humanitar i organizuar nga Komuna e Tetovës me rastin e festës së Kurban Bajramit. Siç ishte paralajmëruar nga organizatorët e koncertit, programi përmbante ilahi dhe këngë patriotike. I ftuar special ishte artisti i mirënjohur Mirush Kabashi. Po ashtu prezent ishin edhe orkestra e Fakultetit të Arteve e Tiranës dhe solistët e shoqërisë kulturore artistike “Xheladin Zeqiri”.

Mjetet e grumbulluara nga ky koncert do t’u dedikohen familjeve që u prekën nga vërshimet e tre gushtit.

Afërdita Abdiu

Lajme të ngjashme

Back to top button