Bregallnica e mund Shkëndijën me 2:1

Pas humbjes nga Euromilku në terren vendas, skuadra e Shkëndijës ka pësuar edhe disfatën e dytë me radhë. Kësaj radhe “kuq ezinjtë” në Shtip u mundën nga Bregallnica në ndeshjen e parë të ¼ së finales së Kupës së Maqedonisë.

Është zhvilluar ndeshja e parë e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë në futboll. Në ndeshjen e vetme e cila sot ishte në program skuadra e Bregallnicës në terren vendas me rezultatin 2:1 e ka mundur Shkëndijën e Tetovës. Vendasit pasi në minutën e 6 e kishim parë veten në disavantazh me golin e shënuar nga Mustafi, arritën të bëjnë një përmbysje të rezultatit  edhe atë vetëm Brenda dy minuta lojë.

Bregallnica, barazoi në minutën e 20 me golin e shënuar nga Zdravkov nga pika e bardhë  dhe në minutën e 21 fitoren ia siguroi Vellkovski. Kjo është humbja e dytë me radhë e skuadrës së Shkëndijës, pas asaj në kampionat 3:0 nga Euromilku. Ndërsa skuadra e Bregallnicës, me fitoren ndaj skuadrës tetovare, i ka dhënë fund serisë së saj negative prej dy humbkjeve me radhë dhe një barazimi.  Tri ndeshjet tjera të çerekfinales në program janë nesër. Krye-ndeshja e kësaj faze të garave është ndeshja Pelisteri – Rabotniçki, që do të luhet në Manastir, ndërsa në dy ndeshjet e tjera do të përballen Drita – Metalurgu dhe Teteksi – Napredoku./ Alsat-m

Kupa e FFM ¼ e finales
Bregallnica 2:1 Shkëndija

E diel, ora 14:00
Pelisteri – Rabotniçki
Drita – Metalurgu
Teteksi – Napredoku

Lajme të ngjashme

Back to top button