Konfirmohet BlackBerry Priv, në Android

Përfundimisht është zyrtarizuar lajmi i cili thotë se Backberry do ta lansojë një model të ri të telefonit të mençur, të cilin do ta mbështesë në sistemin operativ të Google, Android.

Kjo informatë vjen si deklaratë zyrtare nga vet kompania kanadeze, e cila përfundimisht ka hequr dorë nga prodhimi vetëm i modeleve që bazohen në platformën e saj mobile.

Deklarata nga Blackberry vërteton ekzistencën e ‘slider’ të njohur si Venice, për një kohë të gjatë.

Drejtori i kompanisë ka shtuar se ka mbajtur premtimin e shndërrimit të kësaj pajisje në Android në rast se sistemi ka kapacitet të përmbush kërkesat e standardit të sigurisë që ka kompania e tij.

Prej asaj që dihet deri më tani, Blackberry Priv pritet të vijë me procesorin Snapdragon 808, RAM memorie prej 3GB, kamerën kryesore prej 18 MP dhe kamerën dytësore me blic dual-Led.

Priv do të punojë me Android Lollipop.

Lajme të ngjashme

Back to top button