Tottenham jep lekcione Cityt

Manchester City ka pësuar humbjen e tretë radhazi. Lideri i Premierligës kësaj radhe është mposhtur nga Tottenhami me rezultat 4:1.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët, në minutën e 25-të, me golin e përforcimit të ri Kevin de Bruyne.

Por, vendasit u këndellën pas golit të pranuar. Tottenham arriti që t’i shënoj katër gola Cityt nëpërmjet: Eric Dier (45), Toby Alderweireld (50), Harry Kane (61) dhe Erik Lamela (79).

Pas kësaj humbje, City mbetet në kuotën e 13-të pikëve , por rrezikon ta humb vendin e parë nëse Manchester United fiton ndaj Sundralndit. Kurse, Tottenham tani gjendet në kuotën e 12-ët pikëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button