Porsche njofton blerjen e 1,5 përqind të aksioneve të Volkswagen AG nga Suzuki

Prodhuesi gjerman i makinave Porsche SE, njoftoi se do të blejë 1,5 përqind të aksione të zakonshme në Volkswagen AG, nga Suzuki, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më blerjen e këtyre aksioneve, Porsche do të rrisë pjesmarrjen e saj në aksionet e zakonshme të VW-së në 52,2 përqind, ndërsa pjesën e saj në kapitalin e regjistruar në 32,4 përqind. Ky veprim ndodhi disa ditë më vonë pasi Volkswagen-i është goditur nga skandali i pretendimeve se ka manipuluar testet mbi emetimin e gazrave të motorëve me naftë në SHBA.

Porsche në deklaratën e saj të sotme thekson se kjo blerje tregon një angazhim të fortë për forcimin investimeve të saja kryesore, dhe theksoi rolin e saj si aksionar kryesor në Volkswagen.

Lajme të ngjashme

Back to top button