Gjykata e Strasburgut: Shteti t’ia kthejë veturën taksistit që nuk e ka ditur se po bartë emigrantë

Taksisti nga Prilepi i cili nuk e ka ditur se po bartë shtetas të Shqipërisë të cilët ilegalisht e kanë kaluar kufirin, e ka fituar drejtësinë në Gjyqin për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, në lidhje me konfiskimin e veturës, tipi Mercedes. Shteti në afat prej 3 muajve, nga dita kur vendimi të hyjë në fuqi, duhet t’ia kthejë veturën të cilën ia ka konfiskuar para 8 viteve. Nëse nuk i kthehet vetura, shteti duhet t’i paguaj 10. 000 euro, gjatë periudhës së njëjtë prej tre muajve. Taksistit duhet t’i paguhet 3.000 euro, dëm material, por edhe harxhime gjyqësore, shkruajnë mediat e vendit.

Në deklaratën e shkruar nga prokurori publik thuhet, “Nuk ekziston fakt që i akuzuari e ka ditur dhe nuk ka bazë të arsyeshme që të besohet se ka transportuar emigrantë ilegal me vetëdije. Ai me ato është takuar për herë të parë në stacionin e autobusit në Prilep. Ai asnjëherë më parë nuk ka pasur asnjëfarë kontakti me ta. Pasi që R.K. njëri nga udhëtarët, e ka ditur gjuhën maqedonase, banori i Prilepit nuk ka mundur të dyshojë se personi në fjalë është emigrantë. Dy të tjerët nuk kanë folur gjatë udhëtimit, ndërkaq më tej R.K. e ka vërtetuar se e ka mashtruar taksistin”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Strasburgut

Lajme të ngjashme

Back to top button