E turpshme, thirrje në korr “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”

Disa shikues kanë shkuar deri në atë masë sa që kanë bërë thirrje në korr si “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.

“Urrejtja” e tifozëve kuqezinj ndaj gjashtë lojtarëve me origjinë shqiptare që luajnë për Zvicrën është shfaqur mbrëmë në stadiumin “Qemal Stafa”, ku luhej ndeshja Shqipëri – Zvicër (1:2), shkruan portali Sporti1.com

Thirrjet kundër shqiptarëve që luajnë me Zvicrën kanë shkaktuar reagimin e politikanëve në rrjetet sociale, të cilët e kanë cilësuar si të turpshme dhe të rrezikshme sjelljen e tifozëve në stadium.

Ndërsa tifozët thërrisnin njëzëri në stadium “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, ish-kryeministri Berisha shkruan në “Facebook”, “Miq, kjo është e rrezikshme”.

Deputeti socialist Erjon Braçe i cilësoi si të neveritshme thirrjet kundër shqiptarëve. “E dija që do ndodhte kjo, është e turpshme, e neveritshme. Jo injorantë, Shqipëria nuk është e juaja, ju nuk mund të na përfaqësoni. Kundër thirrjeve të ndyra: Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve.”- shkruan Braçe.

Lajme të ngjashme

Back to top button