Si t’i njihni çiftet e palumtura?

Një hulumtim i ri tregon ç’është ajo që i dallon çiftet e lumtura nga ato të palumtura.

Personat që janë të pakënaqur me marrëdhënien me partnerin kalojnë më shumë kohë duke menduar sa të palumtur janë, derisa çiftet e lumtura diskutojnë për problemet.

Sipas një studimi të ri, femrat shumë më shpesh se meshkujt e fajësojnë partnerin për problemet në lidhje, ndërsa hulumtimi ka treguar se çiftet që bisedojnë për problemet janë shumë më të lumtura, derisa shkaktarët më të shpeshtë janë paratë, alkooli dhe ish-partneri.

Profesoresha e komunikimit në Universitetin e Teksasit, Dr. Anita L. Vangelisti, e cila kryesoi hulumtimin, thotë: “Te çiftet e lumtura, derisa njëri partner mendon për grindjen, arsyen e mospajtimit ose zemërimin, të tjerët mendojnë si ta zgjidhin atë dhe si ta kuptojnë partnerin e tyre”.

Profesoresha Vangelisti thotë se mendimet që i kemi gjatë grindjes e shprehin kënaqësinë tonë personale dhe mund të ndikojnë edhe në lumturinë e partnerit.

Hulumtimi, gjithashtu tregoi se çiftet e pakënaqura, gjatë grindjes ngurrojnë të ndryshojnë mendjet e tyre, nuk lëshojnë pe, dhe shpesh ndryshojnë temën e diskutimit. Gjithashtu, argumentet e tyre për problemet e njëjtat, përsëriten shpesh. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button