Kroacia i hapë të gjitha kalimet kufitare me Serbinë

Kroacia dje nga ora 17 i ka hapur të gjitha kalimet kufitare me Serbinë për automjetet me targa serbe, njofto Tanjug. Kalimi kufitar Bajakovë dhe Tovarnik janë të hapur për qarkullim të plotë pa asnjë lloj kufizimi, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të Kroacisë.

Një ekip i agjencisë gazetareske Tanjug, kaloi i pari pas zhbllokimit përmes kalimit kufitar Tovarnik. Ministri i Brendshëm i Kroacisë Ranko Ostojic ka thënë se të gjitha automjetet pavarësisht targave të tyre, mund të hynë në Kroaci. Ai citoi se është ulur fluksi i refugjatëve që vijnë nga Serbia, dhe se deri tani në Kroaci kanë hyrë rreth 60.000 njerëz, ndërsa në mëngjes ky numër ka qenë 58.000, transmeton MIA.

Paraprakisht, eurokomisari për Politikë fqinjësore dhe zgjerim, Johanes Han i bëri apel qeverisë kroate për hapjen e kufirit. Kriza ka filluar kur Hungaria e mbylli kufirin me Serbinë, duke i lënë dhjetëra mijëra refugjatë të bllokuar në Serbi. Ata filluan të lëvizin nëpër Kroaci dhe Slloveni, në rrugën e tyre për në shtetet më të pasura në pjesën veriperëndimore të Evropës. Kroacia pat thënë se nuk mund ta përballojë fluksin e refugjatëve dhe e mbylli kufirin e saj me Serbinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button