Raportohet se 9 anëtarë të “Vëllazërisë” janë vrarë në Egjipt

Forcat e sigurisë së Egjiptit kanë vrarë të premten nëntë anëtarë të Vëllazërisë Muslimane në jug të Kajros, informacion ky që është përcjellë nga një pjesëtar i sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nëntë anëtarët e Vëllazërisë Muslimane, ka thënë burimi “u vranë në përleshje të armatosur me forcat e sigurisë gjatë bastisjes së një shtëpie në qytetin Aussem”.

Sipas burimit, gjatë bastisjes është janë gjetur armë dhe municion.

Vëllazëria Muslimane nga ana e saj, pritet të bëjë një deklaratë lidhur me këto pretendime, ndërsa as autoritetet e Egjiptit  nuk kanë konfirmuar informacionin.

Javën e kaluar, “Monitoruesi I të Drejtave të Njeriut”, i vendosur në Londër, tha se muajin e kaluar në Egjipt, pa procedurë legale gjyqësore janë vrarë 79 civilë.

Egjipti është kapluar nga trazirat që nga koha kur ushtria me anë të një puçi rrëzoi Muhamed Mursin, presidentin e parë të zgjedhur me zgjedhje të lira, në vitin 2013-të.

Që nga ajo kohë, forcat e sigurisë kanë filluar një fushatë të ashpër të përndjekjes të përkrahësve të tij dhe anëtarëve  të Vëllazërisë Muslimane, duke vrarë qindra dhe burgosur mijëra njerëz.

Lajme të ngjashme

Back to top button