BE-ja në rrugë për ti vendosur Maqedonisë të njëjtat kushte si ato të NATO-së

Bashkimi evropian është në rrugë për ti vendosur Maqedonisë të njëjtat kushte si ato të Samitit të NATO-së, në Bukuresht, që do të thotë fillimin e bisedimeve me BE-në, vetëm pas zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë. Siç njofton gazetari i MIA-s,  nga Brukseli, kjo është edhe më e qartë se sa raportet e mëparshme të Komisionit Evropian për Maqedoninë. Përveç raportit pozitiv për të pestën herë me radhë Qeveria joformale e Unionit Evropian, do të përcaktojë se pa vonesa duhet ë zgjidhet çështja e emrit me fqinjin  jugor.

Kjo do të thotë se Brukseli shkon në rrugën e NATO-së, ku sipas konkluzioneve të samitit të Bukureshtit të vitit 2008, Maqedonia do të jetë pjesë e aleancës atëherë kur të zgjidhet çështja e emrit, këtë e konfirmoi sërish Rasmunsen në Athinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button