Vozitësit e trenave ndërprenë grevën

Vozitësit e trena ndërprenë grevën e urisë. Ky vendim vjen pas takimit të përfaqësuarve të personalit të vozitësve me ministrin e transportit dhe lidhjeve Misajllovski. Në takim atyre iu premtua që pagat do t’i marrin të plota dhe në kohë, duke filluar na muaji tetor.

Nga sindikata e vozitësve të trenit thonë se vendimi është pranuar dhe që sonte punonjësit do të kthehen në punë, mirëpo paralajmërojnë se nëse nuk plotësohen kërkesat greva do të riaktivizohet.

Ndërkaq kjo nuk është hera e parë që punonjësit me grevë kërkojnë paratë e tyre për të cilat punojnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button