Horoskopi ditor, e hënë 28 qershor 2021

Dashi

Një ditë plot me momente të këndshme dhe argëtim me shoqërinë! Edhe pse mëngjesi do të jetë pak i vështirë për ti marrë gjërat me entuziastëm, me ndihmën e Marsit gjithçka do t’i kthehet normalitetit, duke e bërë mbrëmjen tuaj sa më të gjallë. Kujdes duhet të tregoni me shëndetin i cili gjatë kësaj periudhe paraqitet pak i dobët.

Demi

Saturni mund të pengojë iniciativat tuaja të paparashikuara duke iu prishur planet në minutën e fundit. Kjo nuk do të jetë e lehtë për t’u zgjidhur. Megjithatë përsa i përket fushës sentimentale duket se gjithçka është mirë dhe gjithashtu fundjava do të jetë e mbushur me alegri.

Binjakët

Kjo e ditë do të jetë mjaft e vështirë për t’u menaxhuar, me Hënën, Marsin dhe Saturnit në kundërshtim me ju! Shpëtimi juaj i vetëm do të jetë ndihma e kërkuar ndaj kolegëve tuaj. Këtë ditë do të ishte më mirë të mos shoqëroheshit në grupe të mëdha shoqërore.

Gaforrja

Horoskopi për ju sot ofron një fundjavë pozitive, por prania e Saturnit mund t’ju vi në ndihmë vetëm për një gjë dhe ajo është puna. Një angazhim i papritur, ose shumë kërkues mund t’ju detyrojë të punoni edhe të sot deri vonë, por ju jeni pozitiv dhe do e pranoni me një buzëqeshje.

Luani

Për shenjën e Luanit dita do të jetë e favorshme për të bërë shpenzime, por gjithmonë duke u treguar të kujdesshëm me blerjet e panevojshme. Edhe në qoftë se ju keni kohë që keni planifikuar këto shpenzime, pas tyre mund ta gjeni veten në vështirësi financiare, kështu që bëni kujdes. Në mbrëmje në praninë e miqve do të ndjeheni në formë të shkëlqyer, ku prania juaj do të bjerë tepër në sy.

Virgjëresha

Virgjëresha gjatë kësaj dite do ta ketë të vështirë për të luftuar kundër opozitës së Mars, Saturn dhe Neptun, i cili mund të bëjë që nervat tuaja t’i shpërtheni sot. Hëna është armiqësore me ju gjatë kësaj dite dhe kjo mund të bëjë që të keni disa vështirësi në komunikim me familjen apo partnerin. Mundohuni të anuloni të gjitha angazhimet.

Peshorja

Saturnin e keni armiqësor, por jo aq shumë sa t’ju shkaktojë komplikime të mëdha dhe të papritura. Përveç rasteve kur keni mungesë energjie dhe kjo pas shumë angazhimeve tuaja kohët e fundit, gjithçka do të ecë mirë. Sot planifikoni një mbrëmje të qetë në shoqërinë e familjes apo miqve të ngushtë dhe të besuar.

Akrepi

Përgatituni që sot ta kaloni në harmoni me partnerin apo njerëzit tuaj të dashur. Shumë planete ju buzëqeshin sot dhe kjo mjafton për të bërë që ju të harroni të gjitha shqetësimet që deri javën e fundit ju kanë mërzitur. Tani është përsëri koha për të buzëqeshur dhe të shkoni jashtë për të takuar njerëzit që ju kanë munguar. Optimizmi do të jetë shoqëruesi juaj në këtë ditë.

Shigjetari

Shenja juaj për sot në vijë të drejtë me Hënën do të thotë më shumë probleme me familjen dhe punën. Prania juaj do të jetë e nevojshme në kompani, por të shtunën pasdite do të keni edhe disa keqkuptime të cilat mund t’ju irritojnë. Lidhur me dashurinë keni nevojë për më shumë romancë dhe intimitet.

Bricjapi

Një pasion i fuqishëm do të ju mbulojë sot dhe do të jetë një ditë me të vërtetë unike dhe e paharrueshme! Dita do të fillojë plot entuziazëm, sidomos pjesa ku do të jeni të shoqëruar nga miqtë e vjetër. Në mbrëmje, për ju parashikohet një takim i veçantë.

Ujori

Nuk keni nevojë të komunikoni sot me fjalë me partnerin tuaj, mjafton vetëm shikimi për të kuptuar gjithçka mendoni të dy. Do të jeni shumë mirë së bashku këtë të shtunë, çdo gjë në marrëdhënien tuaj është përmirësuar dhe ajo që duhet të bëni është të kaloni sa më shumë kohë bashkë. Për punën do të ketë të papritura, por gjithmonë për mirë, mund të arrini diçka nga ato që keni menduar prej kohësh.

Peshqit

Hëna është në shenjën tuaj, por Jupiteri dhe Marsi janë në kundërshtim. Kjo do të bëjë që këtë të shtunë dashuria juaj të jetë gri. Mundohuni të gëzoni momentet intime me partnerin tuaj. Një surprizë për partnerin mund të lehtësojë harmoninë në çift.

Lajme të ngjashme

Back to top button