Kryeministri kroat e përul keq Serbinë: Është shtet i rastësishëm

Situata e tensionuar midis Kroacisë dhe Serbisë pas mbylljes së kufijve nga kjo e para, ka bërë që të shohim disa herë deklarata dhe kundër-deklarata thumbuese nga liderët e dy vendeve.

Këtë herë kryeministrit kroat, Zoran Millanoviq Serbinë e ka quajtur “shtet të rastësishëm dhe të paorganizuar.”

Përderisa kufiri mes dy vendeve është hapur para pak orësh, Millanoviq më herët kishte premtuar se kjo çështje do të zgjidhej sot apo nesër, transmeton Indeksonline.

Këtë gjë Millanoviq e ka arsyetuar me faktin se Kroacia nuk është e ngjashme me Serbinë, dhe se nuk do t’i lërë refugjatët në rrugë sikur bën Serbia, duke e quajtur Serbinë një “shtet të rastësishëm.”

“Mund t’i lëmë njerëzit në rrugë siç bën Serbia, por ai nuk është shtet. Është një shtet i rastësishëm, i paorganizuar që synon t’i bashkangjitet Bashkimit Evropian. Duhet të mendojnë mirë si të sillen brenda Bashkimit Evropian, pasi veprimet e fundit janë sinjale të këqija. Kroacia është e vetmja që angazhohet me punë të organizuar, dhe nuk mbështetet në Gjermaninë e Austrinë, pasi situata atje është dhjetë-fish me rëndë se tek ne”, ka thënë Millanoviq.

Ndërsa, për sa i përket Sllovenisë, Millanoviq ka thënë se kapacitetet organizative të këtij vendi janë shumë të larta. “Ky vend definitivisht punon”, ka thënë Milanoviq.

Lajme të ngjashme

Back to top button