FIFA: “Kupa e Botës 2022” në Katar do të fillojë më 21 nëntor

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) njoftoi se “Kupa e Botës 2022” në Katar do të filloj më 21 nëntor dhe do të zgjasë 28 ditë, ose më saktë deri më 18 dhjetor, raporton Anadolu Agency (AA).

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s sot ka konfirmuar 21 nëntorin, ditën kur do të fillojë Botërori në Katar. Kjo do të jetë hera e parë që Botërori do të luhet në dimër, dhe është interesante se do të përfundojë më 18 dhjetor në festën kombëtare të Katarit.

Deri më tani, kampionatet botërore kryesisht kanë zgjatur 32 ditë, por në Katar do të jetë për 4 ditë më i shkurtër, ashtu që klubet dhe kampionatet të cilat gjatë dimrit kanë pikën kulmore të tyre, të kenë pushim sa më të shkurtër.

FIFA ka shtyrë datën e fillimit të Kupës së Botës në Katar, për ta përshtatur kalendarin garues për periudhën 2019 deri 2024. Ky kalendar është miratuar sot nga Komiteti Ekzekutiv, prandaj klubet do të detyrohen që ti lirojnë lojtarët shtatë ditë para fillimit të Botërorit në 2022.

Ndeshjet kualifikuese kontinentale, që zakonisht luhen në tetor, janë lëvizur për katër muaj më parë. Kështu, në periudhën nga data 30 maj deri 14 qershor 2022 do të jenë katër afate për ndeshjet ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button