Gjallëria e tregut të Dibrës për Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë dibranë kanë nisur përgatitjet për festimin e Kurban Bajramit. Ne tregun e  qytetit të Dibrës, kjo e shtunë ka qenë më  e zhurmshme se të tjerat me shitje të kafshëve që do të flijohen për nder të kësaj feste të madhe islame.

” Ka disa ditë që shesim dele dhe lopë, por më shumë në treg shkon shitja e deleve. Është traditë islame,  ndaj dhe ne dalim që në  mëngjes të shesim kafshët tona,,- theksoi për Portalb,  Salaudin Amzo, blegtor dibran. Nuk mund ta mohoj faktin se nuk kemi leverdi në treg sepse një kokë  dele kushton nga 70-100 euro, varet nga pesha dhe mosha e tij” potencoi ai.

Shumica e dibranëve e kanë traditë që pasi e blejnë kurbanin mishin nuk e ruajnë dhe  nuk e mbajnë në shtëpi, por e shpërndajnë nëpër familje të varfra, ndërsa të tjerët e dërgojnë në Myftinin e Dibrës që përfaqësuesit e tyre ta shpërndajnë kurbanin në familjet, ku ata dinë se kanë gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, tha Amzo.,

Lajme të ngjashme

Back to top button