Sindikata multietnike për arsim: LSM po e mbron pushtetin e jo punëtorin

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë po tenton që ta dobësojë lëvizjen sindikaliste në Maqedoni, kështu thonë për Portalb anëtarët e Sindikatës multietnike për arsim pas tendencës së Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për ta shfuqizuar Sindikatën multietnike për arsim.

Anëtarët e Sindikatës multietnike për arsim theksojnë se nuk do të ndalen dhe s’do të lejojnë që të shuhet kjo Sindikatë. Ata madje kërkojnë edhe ndihmën nga sindikatat tjera që t’a  ndalojnë këtë tendencë dashakeqe të kreut të LSM-së, Zhivko Mitrevski.

“Sot na larguan nga përbërja. Por kjo nuk do të thotë shuarje të Sindikatës multietnike për arsim. Ne edhe me më shumë vullnet do të vazhdojmë t’i mbrojmë të drejtat e të punësuarve në arsim. Ne do të ankohemi për këtë vendim të Këshilli i LSM-së dhe shpresojmë se kolegët tonë nga qytetet tjera nuk do të lejojnë që Zhivko Mitrevski, kryetari i LSM-së, ta shkatërrojë sindikatën tonë dhe të dobësojë lëvizjen e sindikatës në Maqedoni”, tha për Portalb Zdravko Savevski, anëtar i Sindikatës multietnike për arsim.

Sipas tij, arsyeja është se kinse Sindikata e multietnike ka shkelur statutin e LSM-së. “Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë, LSM po e shkel statutin. Mitrevski nuk po e mbron punëtorin, por po e mbron pushtetin”, theksoi Savevski.

Edhe anëtari tjetër nga Sindikata multietnike, Hilmi Bislimi për Portalb vërteton se ndaj tyre ka trysni të mëdha.

“Kemi shtypje të mëdha me forcë po na nxjerrin, kemi shtypje të mëdhaja. Gjithë pagesat i kemi kryer siç i kërkon statuti i LSM. Ne do t’i bëjmë ankesat. Tre ditë na kanë dhënë afat që t’i lëshojmë zyrat. Ne vullnetarisht nuk do t’i lëshojmë zyrat. Ne nuk jemi partiak, ne mbrojmë të drejtat e punëtorëve të arsimit, nuk pajtohemi me mendimet e tyre dhe kjo nuk u pëlqen”, deklaroi Bislimi.

Redaksia jonë ka provuar disa herë ta marr në pyetje kreun e LSM-së. Por, Zhivko Mitrevski nuk iu është përgjigjur thirrjeve telefonike./Portalb

 

LEXO: Kryetari i LSM-së Zhivko Mitrevski, e dëbon nga përfaqësimi Sindikatën Multietnike për Arsim

LEXO:  Carovska: Heqja e Sindikatës multietnike për arsim me urdhër të liderit të LSM

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button