Asfaltohet rruga në fshatin Debresh

Në fshatin Debresh u përurua rruga që lidh këtë fshat me fshatin Zdunjë, qytetin e Gostivarit  dhe rrugën magjistrale. 

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe banorë e fshatit nga afër panë punët që janë realizuar në këtë rrugë shumë të rëndësishme për këtë fshat. 

“Kjo është një prej rrugëve më të rëndësishme për fshatin Debresh, sepse kjo rrugë lidh shumë vendbanime, veçanërisht e lidh Debreshin me Zdunjën dhe më pas në rrugën regjionale dhe qytetin e Gostivarit. Rruga është ndërtuar në bazë të standardeve dhe kritereve teknike që kërkohen gjatë ndërtimit të rrugëve. Kjo rrugë është me gjatësi 700 metra dhe e gjerë katër metra, kurse vlera e investimi është 100 mijë euro”, tha kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. 

Banorët nga ana tjetër falënderuan kryetarin e komunës për realizimin e këtij projekti, sipas tyre kjo rrugë do tua lehtësoje shumë lëvizjen e tyre. Në këtë fshat janë realizuar edhe disa punë tjera, tamponimi dhe asfaltimi i dy rrugëve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button