Këshilla për nënat e reja

Në momentin kur ju kuptoni se jeni përgjegjëse dhe për një jetë, gjithçka ndryshon dhe ju mund të ndjeheni e paaftë.

Më poshtë keni disa këshilla elementare që një nënë e re duhet t’i dijë:

Kaloni shumë kohë me beben tuaj

Për beben, e sidomos për ata të posalindurit, është shumë e rëndësishme që t’i kushtoni vëmendjen. Kaloni kohë vetëm me beben tuaj që të jeni më afër saj dhe të krijoni atë marrëdhënie të veçantë.

Disponimi juaj ndikon tek foshnja juaj

Edhe në çoftë se keni shpenzuar shumë kohë me foshnjën tuaj, por gjatë asaj kohe ju nuk keni qenë në humor të mirë, apo nëse mungoni dhe i bëni gjërat në rutinë, foshnja do të ndjejë atë dhe do të sillet më keq se sa në momentin kur kaloni më pak kohë me të,  por që ajo kohë e shkurtër ka qenë shumë cilësore dhe ju jeni përqendruar në të.

Mos e mbroni atë shumë

Nënat kanë një nevojë të lindur për të mbrojtur fëmijët e tyre së tepërmi, por ajo mund të jetë disi e dëmshme për zhvillimin e tyre. Ndonjëherë është e dobishme që t’i leni vogëlushët tuaj që të mësojnë nga gabimet e tyre.

 Mos u mundoni të bëni gjithçka

Ndoshta ju pëlqen t’ju thërrasin një “supernënë”, por në një periudhë më të gjatë kjo mund të jetë shumë e lodhshme dhe t’ju harxhojë tërë energjinë, kështu që me kohë një segment patjetër që do të mbesë mbrapa. Ndonjëherë është më mirë që shtëpia juaj të mos shkëlqejë, por fëmija juaj të jetë i lumtur, sepse iu keni dedikuar atij.

Kënaquni dhe gëzohuni në këto momente

Gratë zakonisht harrojnë të kënaqen me këto momente, për shkak se ato janë të preokupuara me çështje të ndryshme. Nëse shpenzoni më shumë kohë duke u brengosur se a është gjithçka në vendin e vet, në vend që të kënaqeni, atëherë është koha për të kthyer gjërat në favorin tuaj dhe t’i gëzoni këto momente të çmuara dhe mbi të gjitha, momente të paharrueshme!

Lajme të ngjashme

Back to top button