Digjet flamuri shtetëror në Gostivar

Persona të panjohur kanë djegur flamurin shtetërorë maqedonas në Gostivar i vendosur para direkcionit të “HEC Mavrovë”, publikoi MIA.

Rastin e kanë vërtetuar edhe nga policia e Tetovës, ekipet e së cilës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë grumbulluar të gjitha informacionet. 

Sipas të dhënave të para, flamuri është djegur sigurisht në orët e mbrëmjes, ndërsa për herë të parë e ka vërejtur një punëtor i njësisë së sigurimit, në mëngjes.

Policia po punon në gjetjen e personave.

Lajme të ngjashme

Back to top button