Shiten të gjitha biletat për Shqipëri – Serbi

Interesimi i madh për ndeshjen e shumë pritur Shqipëri – Serbi, e cila do të zhvillohet në “Elbasan Arena” me 8 tetor, ka bërë që të gjitha biletat të shiten.

Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili ka bërë të ditur që kërkesat e shumta për të parë ndeshjen kanë bërë që të gjitha biletat të shiten kaq shpejt, shkruan “Panorama Sport”.

“Mendoj se e keni parë që ka pasur tej mase kërkesa për bileta. Por, në momentin që po flasim stadiumi është thuajse i shitur. Mendoj se të gjithë ata që janë përzgjedhur për të qenë të pranishëm në stadium do të vijnë të përkrahin ekipin Kombëtar dhe të mos shkaktojnë asnjë incident apo veprime të papëlqyeshme. Shpresojmë që kjo të mbetet vetëm një ndeshje futbolli.”

Për këtë ndeshje interes kanë shfaqur zyrtarë të lartë të insitucioneve të shtetit shqiptar dhe jo vetëm, pasi për herë të parë edhe klerikët fetarë kanë kërkuar një biletë për të mbështetur Kombëtaren kuqezi.

Lajme të ngjashme

Back to top button