Tragjedia në Mekë, mbreti saudit kërkon masa të reja sigurie

Tragjedia në Mekë, mbreti saudit kërkon masa të reja sigurie Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka urdhëruar që të rishikohet plani i sigurisë në pelegrinazhin e Haxhit, pasi 717 persona humbën jetën nga një ikje e rrëmujshme pranë Mekës, ditën e enjte.

Tragjedia që shkaktoi edhe 863 persona të plagosur ndodhi në Mina. Ky është incidenti më i rëndë në 25 vitet e fundit të pelegrinazhit.

Mbreti tha se është e nevojshme që të “përmirësohet niveli i organizimit dhe menaxhimit të lëvizjes së pelegrinëve”.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Arabisë Saudite sqaroi se njerëzit u shtypën kur dy grupe të mëdha erdhën nga drejtime të ndryshme dhe u futën në të njëjtën rrugë.

Lajme të ngjashme

Back to top button