Sot shënohet dita botërore e farmacistëve

Me rastin e 25 shtatorit, apo ditës botërore të farmacistëve, Oda farmaceutike e Maqedonisë e ka theksuar rolin e saj në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e shëndetit.

Tema e shënimit të ditës botërore të farmacistëve këtë vit do të jetë “Farmacisti: Partneri juaj i shëndetit:.

Më 25 shtator të vitit 1912 është formuar Federata Internacionale Farmaceutike, e cila i përfshinë 32 organizata kombëtare, institucione akademike, anëtarë individual, dhe përfaqëson me më shumë se tre milionë farmacistë dhe shkencëtarë në fushën e farmaceutikës nga mbarë bota.

“Përdorimi i barnave është e lidhur ngushtë me farmacinë, njohuritë dhe përvojat farmaceutike, nga ku del edhe roli i pazëvendësueshëm i farmacistëve në nivel të zbulimit, prodhimit dhe furnizimit të barnave”, thuhet në deklaratën e Odës farmaceutike të Maqedonisë.

Në Maqedoni ka rreth 2500 farmacist të cilët punojnë në industrinë, kontrollin, shpërndarjen e barnave, arsim, ndërkaq numri më i madh i tyre punon nëpër barnatore, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button