Propozohet konfederata Kosovë-Shqipëri-Serbi

Ballkani i Ri do të duhej të ishte diçka çfarë ka qenë Jugosllavia, respektivisht të jetë i hapur ndaj të gjitha anëve të botës, kurse Kosova, Shqipëria dhe Serbia të jenë në një union konfederate.

Kështu tha dje Johan Galtug-themelues i institutit Norvegjez për Hulumtime Paqësore dhe themelues i disiplinës shkencore të studimeve të paqes dhe konflikteve.

Galtung, i cili ka marrë pjesë në Konferencën për Pajtim, Tolerancë dhe Siguri në Ballkan, e cila ka filluar dje në Beograd, ka thënë se kur bëhet fjalë për shtetet që dolën nga gërmadhat e ish-Jugosllavisë “është zgjidhur vetëm pozicioni i Sllovenisë, kurse Serbia, por edhe Kroacia, mbeten libra të cilat tek duhet të hapen”, transmeton “Danas”.

“Provokimi më i madh për Serbinë mbetet Lindja – Rusia, Kina dhe bota Islame…” tha Galtung.

Në pyetjen, se si duhet zgjidhur problemi mes Kosovës dhe Serbisë, Galtung tha se duhet të formohet një federatë brenda Kosovës, në të cilën serbët e ndarë në tre kantone, do të gëzonin një autonomi të shkallës së lartë.

Lajme të ngjashme

Back to top button