Mungon insulina për diabetikët në Strugë!

Përdoruesit e insulinës në Strugë ankohen se dy muajt e fundit është reduktuar furnizimi me insulinën Novomiks.

Fillimisht kanë pranuar 500, ndërsa tani 135 kuti, me ç’rast thonë se kjo sasi nuk është e mjaftueshme për nevojat e tyre dhe për shkak të situatës së këtillë, ata që kanë më shumë para kanë shkuar deri në Shqipëri për t’u furnizuar me insulinë, ku çmimi i saj është 10 euro, transmeton Alsat-M.

“Kemi njohuri se mjekëve u është ndaluar që t’ia përshkruajnë rasteve të reja të të sëmurëve me diabet terapinë me insulinën e Novomiksit. Insulina Novomiks për ne do të thotë jetë. Nuk ka shkak që të na ndryshojnë këtë insulinë. Unë e përdor këtë insulinë për më shumë se 15 vite.”, tha Ivo Dukoski, kryetar i Shoqatës së diabetikëve të Strugës.

Lajme të ngjashme

Back to top button