Koreja V. i ofron Koresë J. të bashkohen në një Federatë

Koreja e Veriut i propozoi Koresë së Jugut të bashkohen në një federatë, njoftojnë mediat shtetërore koreanoveriore.

Pheniani kritikoi gjithashtu edhe propozimin e Seulit për bashkimin e dy sistemeve politike. Sipas të dhënava të mediave të Koresë së Veriut, mënyra e vetme për të bashkuar dy shtetet është sistemi federal, i cili do të mundësojë ekzistencën e sistemeve të ndryshme politike.

Për herë të parë propozimi për krijimin e Republikës Federale Demokratike të Koresë u bë nga Kim Il-Sung në vitin 1980. Sipas idesë së tij, Konfederata është hapi i parë në krijimin e Federatës, në të cilën do të ekzistonin dy sisteme politike me liderët e tyre përkatës.

Lajme të ngjashme

Back to top button