Pas skandalit dorëhiqet njeriu i parë i Volkswagen

Kryetari i Këshillit Drejtues të Volkswagen (CEO), Martin Winterkom ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, për shkak të skandalit aktual lidhur me manipulimin e testeve të emetimit të gazrave të dëmshme të automobilave të këtij brendi.

Winterkom në njoftimin me shkrim theksoi se është i tmerruar për shkak të situatës aktuale dhe skandalit, dhe se nuk mund të besojë se në Volkswagen mund të ketë ndodhur gabim i kësaj përmase. Më tej ai thekson se është i vetëdijshëm se personalisht si udhëheqës i kompanisë nuk ka bërë asgjë të keqe, por se merr përgjegjësinë në emër të gjithë kolektivit dhe jep dorëheqje nga posti i tij.

“Volkswagen-it tani i nevojitet një fillim i ri. Me dorëheqjen time hap rrugën e këtij fillimi”, porositi Winterkom dhe shtoi se kjo është e vetmja mënyrë që kompania të kthejë besimin në treg.

Agjencia për Mbrojtjen e Ambientit të SHBA-ve (EPA) më 18 shtator paditi Volkswagen-in se në automjetet në tregun amerikan ka instaluar sisteme kontestuese programore të cilat kanë manipuluar parametrat e vërtetë të emetimit të gazrave të dëmshëm dhe 40 herë më tepër kanë ndotur ajrin nga ajo që është treguar. Bëhet fjalë për 482.000 automjete të VW-s në tregun amerikan.

Lajme të ngjashme

Back to top button