(Përditësim) Shkon në 717 numri i të vdekurve nga tragjedia në Mina të Arabisë Saudite

(E plotësuar) 15.15 – Sipas informacioneve të Njësisë së Mbrojtjes Civile të Arabisë Saudite thuhet se për shkak të rrëmujës dhe shtyrjeve të haxhinjve në Mina të këtij vendi numri i personave të cilët kanë humbur jetën ka arritur në 717, raporton Anadolu Agency (AA).

Autortetet njoftojnë se krahas personave që kanë humbur jetën ka edhe 805 të tjerë të plagosur.

********************************************************************************************

(E plotësuar) 13.45 – Sipas informacioneve të Njësisë së Mbrojtjes Civile të Arabisë Saudite thuhet se për shkak të rrëmujës dhe shtyrjeve të haxhinjve në Mina të këtij vendi numri i personave të cilët kanë humbur jetën ka arritur në 453, raporton Anadolu Agency (AA).

Autortetet njoftojnë se krahas personave që kanë humbur jetën ka edhe 719 të tjerë të plagosur.

Theksohet se ngjarja ka ndodhur në kohën kur haxhinjtë e katit të tretë po zbrisnin përmes shkallëve lëvizëse drejt katit zero për të vazhduar më pas drejt daljes kryesore e cila është në drejtim të Mekës.

Sipas informacioneve thuhet se për të ngritur personat të cilët kanë humbur jetën si dhe për të dërguar të plagosurit drejt spitalit një ekip prej 4 mijë e 200 personash ndodhet në vendngjarje të shoqëruar nga ambulanca të shumta.

Sipas informacioneve thuhet se për të ngritur personat të cilët kanë humbur jetën si dhe për të dërguar të plagosurit drejt spitalit një ekip prej 4 mijë e 200 personash ndodhet në vendngjarje të shoqëruar nga ambulanca të shumta.

Në janar të vitit 2006 në një ngjarje të ngjashme në Mina humbën jetën 362 haxhinj.

********************************************************************************************

(E plotësuar) Sipas informacioneve të Njësisë së Mbrojtjes Civile të Arabisë Saudite thuhet se për shkak të rrëmujës dhe shtyrjeve të haxhinjve në Mina të këtij vendi numri i personave të cilët kanë humbur jetën ka arritur në 310, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve thuhet gjithashtu se numri i personave të plagosur në këtë fatkeqësi ka arritur në 450.

Ndërkohë në një deklaratë të mëparshme ishte thënë se gjatë shtyrjes 220 persona kishin humbu jetën dhe 450 të tjerë ishin plagosur.

Theksohet se ngjarja ka ndodhur kur besimtarë të shumtë janë shtyrë, ndërkohë që vazhdonte riti i “hedhjes së gurë ndaj shejtanit”.

*******************************************************************************************************

Sipas informacioneve të Njësisë së Mbrojtjes Civile të Arabisë Saudite thuhet se për shkak të rrëmujës dhe shtyrjeve të haxhinjve në Mina të këtij vendi të paktën 150 persona kanë humbur jetën dhe 400 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Rrëmuja u shkaktua gjatë ritualit “gjuajtje e djallit me gurë”. Kjo ceremoni ku shkaktohet rrëmujë e madhe, ka shkaktuar vdekje të pelegrinëve edhe në të kaluarën, duke përfshirë edhe vitet 1980 dhe 1990. Ndërsa në vitin 2006 në një situatë të ngjashme jetën kanë humbur të paktën 363 persona.

LEXO: Vinçi bie në oborrin e Qabes në Mekë, 87 të vdekur (VIDEO+FOTO)

Lajme të ngjashme

Back to top button