Austria e ka patjetër të merr refugjatët në çdo krahinë të saj

Parlamenti austriak në seancën e sotme miratoi ndryshime të Kushtetutës të cilat obligojnë të gjitha krahinat në këtë vend të marrin pjesë në shpërndarjen e refugjatëve. Me mbështetjen e përfaqësuesve të partnerit të koalicionit të Partisë Socialdemokrate dhe Partisë Popullore të Austrisë, si dhe përfaqësuesve të Partisë së të Gjelbërve, projekt ndryshimet kushtetuese morën mbështetjen e dy të tretave në Parlament.

Qëllimi i autoriteteve austriake është që në këtë mënyrë të bëjë shpërndarjen e drejtë dhe të barabartë të refugjatëve në territorin e gjithë rajoneve, që deri tani nuk ka qenë ashtu.

Çdo komunë me më shumë se 100.000 banorë tani ka për obligim të pranojë refugjatë në proporcion me 1.5 përqind krahasuar me numrin e banorëve që jetojnë në të.

Ndryshimet e reja kushtetuese do të hyjnë në fuqi më 1 tetor 2015 dhe pastaj çdo instancë lokale dhe rajonale doemos duhet të pranojë refugjatë në proporcion me kuotat e planifikuara.

Kundër këtyre ndryshimeve kushtetuese më e zëshme ishte Partia Austriake e Lirisë, e cila lidhur me këtë çështje propozoi të shpallet referendum, por ky propozim u refuzua në Parlament.

Lajme të ngjashme

Back to top button