Presidenti francez, Hollande thirrje për mbajtjen e konferencës së re të paqes për Sirinë

Presidenti i Francës, Francois Hollande bëri thirrje në mbajtjen e një konference të re të paqes me qëllim të zgjidhjes së krizës siriane. Njeriu i parë i Francës Hollande duke marrë pjesë në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, në fjalimin para gazetarëve deklaroi se doemos duhet biseduar për të gjitha opsionet të cilat mund të kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën siriane.

“U bëj thirrje të gjitha vendeve të cilat dëshirojnë të vendosin paqe në Siri, të mbajmë një konferencë të re të paqes për krizën në Siri”, tha Hollande.

Ai tha se edhe konferenca e tillë e mëparshme në Gjenevë u mbajt në bazë të idesë së zgjidhjes politike të çështjes siriane dhe se ekziston nevoja për një mbledhim të tillë. Në pyetjen e gazetarëve për të komentuar rolin e presidentit rus Vladimir Putin në procesin e zgjidhjes së krizës siriane, Hollande përsëriti atë se në konferencën e re fton të gjithë liderët që dëshirojnë paqe në Siri.

Lajme të ngjashme

Back to top button