Shqiptarët humbën nga Zvicra (foto reportazh i Portalb)

Zvicra kësaj radhe ka qenë më e fortë se çdo herë tjetër, pasi ishte e përforcuar me gjashtë shqiptarë, kështu duke siguruar kualifikimin për Botërorin, Brazili 2014. Helvetët kanë arritur që të mposhtin Shqipërinë në stadiumin “Qemal Stafa” me rezultat 2:1.

Atmosfera në “Qemal Stafa” ishte përsëri mahnitëse, duke mbledhur tifozët nga të gjitha trojet etnike, por edhe ato që kishin ardhur nga mërgata, e të gjithë të grumbulluar në mbi 13 mijë shqiptarë për të parë edhe një herë dyluftimin shqiptaro shqiptar,të ndarë 11-të me fanellën kuqezi dhe 6 të tjerë me atë helvetike.

Pos që ishte kjo një ndeshje vendimtare, ishte edhe historike pasi në fushë ishin 14 shqiptarë, një gjë që ndodhi për herë të parë në historinë e kualifikimeve.
Pjesa e parë ishte e balansuar, por me avantazh të lehtë të Zvicrës. Xherdan  Shaqiri dhe Granit Xhaka të emocionuar nuk jepnin maksimumin e tyre, teksa tifozët treguan sjellje jo korrekte ndaj tyre, ashtu sikurse edhe kishin paralajëmruar se do dti fyejnë dhe do ti shajnë me kore të ndryshme.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë tjetër. Me të filluar pjesa e dytë, anësori shqiptar pjesë e ekipit më të mirë evropian, Bayern Munich, Xherdan Shaqiri, pranoi një top në zonë, nga ku realizoi dhe golin e parë me një goditje precize (48’). Por Shasqiri nuk festoi golin, duke ulur kokën pas portës së Berishës.

Shqipëria më pas vazhdoi dominimin e lojës, por përsëri duke mos konkretizuar para portës. 
Dhe përsëritet rregulli i pa shkruar, nëse nuk shënon, pranon, ndërsa tani ishte Lang ai që dyfishoi epërsinë për Zvicrën e shqiptarëve (79’) për 2:0.
Mirëpo shqiptarët nuk u dorëzuan edhe pse rezutati aspak nuk ishte premtues vetëm 11 minuta para fundit të ndeshjes. Golin e nderit e shënoi Hamdi Salihi nga pika e bardhë (89’).
Me këtë barazim Shqipëria humb të gjitha gjasat për t’u kualifikuar, ndërsa tani më është  me 10 pikë në vendin e pestë dhe me vetëm një ndeshje të mbetur për të zhvilluar.
Por shqiptarët nuk duhen të jenë të dëshpëruar, pasi gjithsesi ata që u fyen dhe u shanë, pra gjashtë shqiptarë do të jenë në Botërorin, Brazili 2014,kështu që shqiptarët do të kenë më shumë se gjysma e një kombëtareje.  Zvicraduke u kualifikuar mbetet  dhe lidere e Grupit E me 21 pikë.

Tifozët ftesë Januzaj: “Adnan një PO të bën hero”

Në mesin e shumë thirrjeve kundër futbollistëve shqiptarë të Zvicrës, në tribunat e stadiumit “Qemal Stafa” është parë dhe një mbishkrim, ku shkruante, “Adnan një PO të bën hero”. Mbetet ende e paqartë nëse kosovari mepasaportë belge do të zgjedh Belgjikën, Anglinë apo Shqipërinë për kombëtare.

Shqiponja e Lazios në “Qemal Stafa”

Shqiponja e Lazios e ardhur posaçërisht në këtë ndeshje për të fluturuar në vendin e shqiponjave është lëshuar nga kulla pranë stadiumit dhe pasi kishte kryer dy xhiro spektakolare është ukur  mbi flamurin tonë kombëtar në qendër të mesfushës. 

Duro i dha fund Kombëtares duke var këpucët në gozhdë

Klodian Duro i dha zyrtarisht lamtumirë futbollit të luajtur, duke e bërë këtë me një ceremoni emocionuese në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, përballë më shumë se 15 mijë spektatorëve kuqezinj në ndeshjen Shqipëri-Zvicër. Duro ka pasur një karrierë të suksesshme si futbollist dhe në radhët e ekipit kombëtar ishte ndër lojtarët që ka pasur më shumë ndeshje, plot 78 të tilla, teksa ka shënuar dhe gjashtë gola. Në dekadën e fundit ka qenë ndër lojtarët më të spikatur të Kombëtares, por edhe në rang klubesh Duro ka qenë një lojtar me vlera, duke fituar trofe dhe marrë vlerësime. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button