Kryeministri kroat selam atij serb: Kujt po i jep ultimatum ti?!

Kryeministri kroat, Zoran Millanoviq ka thënë në Bruksel se është e papranueshme që Serbia të dërgojë ultimatume për një vend anëtar i BE-së.

Përveç kësaj, ai ka thënë se Budapesti, Beogradi dhe e djathta kroate po punojnë bashkë kundër qeverisë së tij.

Ai në prag të samitit të liderëve të BE-së në Bruksel e ka kundërshtuar afatin e vendosur nga kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq para se Serbia të merr kundërmasa në drejtim të Kroacisë dhe t’i mbyll të gjitha kalimet kufitare, transmeton Indeksonline.

“Ata po japin ultimatume? Epo, mezi po e pres mesnatën, bash po më intereson se çka përmban ai ultimatum i Vuçiqit”, ka thënë Millanoviq.

Kryeministri kroat është ankuar për atë që Vuçiq nuk i ka kthyer përgjigje për ofertën e tij që të dërgojë autobusë që migrantët, në vend të Kroacisë, t’i drejtoj për në kufirin me Hungarinë.

“Ata atyre ju paguajnë ku me e ditë sa para që t’i bartin me autobusë drejt kufirit tonë”, ka thënë ai, duke shtuar se “Kroacia po sillet në mënyrë shumë të përgjegjshme, kurse në Serbi mbretëron kaos i plotë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button